“Pas një lajmi të mirë të Komisionit Evropian për rekomandim të pastër në këtë vizit shohim edhe një inkurajim por edhe përgjegjësi për RM. Dolëm nga një krizë politike dhe u kthyem në rrugën që po ndjekin gjitha vendet e BE-së. Kemi dhënë maksimumin brenda këtyre 10 viteve”, tha Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë.

Zaev përmendi edhe përfshirjen e opozitës në proceset reformuese.

“Me kthimin e opozitës në Kuvend u mundësua edhe realizimi i ligjeve reformuese, përfshi edhe ato që kanë të bëjnë me gjyqësorin dhe mediat. Reformat do të jenë më konkrete dhe më efikase. Me gjithën energjinë tonë hyjmë në aktivitete për të dëshmuar me argumente se jemi të gatshëm për tu bë pjesë e BE-së. Para nesh kemi përcaktim të qartë se asnjëherë s’kemi qenë më afër realizimit të këtij synimi”, tha Zaev, duke shtuar se Maqedonia mbetet e fokusuar në zgjidhjen e çështjes së emrit. Zgjidhja e këtij kontesti sipas tij do të hap dyert për anëtarësimin e vendit në BE dhe NATO.

Nga ana tjetër kreu i këshillit të Evropës Donald Tusk, ofroi mbështetjen e parezervë për anëtarësimin e Maqedonisë në strukturat euro-atlantike.

“Samiti jonë parasë gjithash duhet ta riafirmoj perspektivën evropiane në rajon. Duhet t’i përmirësoj marrëdhëniet në rajon, të gjithë duhet të pajtohemi bashkërisht për sfidat e sigurisë, siç është tregtia me njerëz, krimi i organizuar dhe migrantët”, tha Tusk i cili mes tjerash theksoi se Maqedonia ishte me BE-në gjatë sulmeve terroriste dhe se tani është koha që BE-ja të jetë me Maqedoninë.

“80 për qind e polakëve e mbështesin anëtarësimin në BE. Ju i keni të gjitha shanset që të arrini sukses. Më lejoni të përfundoj me atë që biseduam edhe për bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet e mira nder fqinjësorë, me këtë rast do të përmendi marrëveshjen me Bulgarinë, shpresoj se këtë do ta arrini edhe me Greqinë. Ne do t’ju mbështesim gjithnjë në këtë”, tha Tusk.