Kryeministri Zoran ka deklaruar se produktiviteti i administratës është katastrofal. Në intervistën për MIA, ai ka thënë se të gjithë ata që nuk do të kryejnë punën siç duhet do të largohen nga puna.

“Është e saktë fraza ‘luaje derën- merr rrogë’, por do të kisha shtuar edhe ‘hehehe-hohoho, ta pimë kafenë, të lexojmë gazetën dhe të komentojmë portalet’ dhe aq. Ndërsa dikush pret jashtë dhe nga pritja e tij varet nëse ai administrator do të merr rrogë.

Po bëjmë shumë kujdes, ndoshta jam politikani i parë i cili ka thënë se nuk ka rritje të rrogës në sektorin publik përderisa nuk ka efikasitet dhe efektivitet. Dhe me të vërtet e mendojë këtë”, ka deklaruar Zaev, transmeton SHENJA.

Ai ka shtuar se duhet rritur produktiviteti i administratës publike për të ecur para shteti.