Kryeministri Zoran Zaev në intervistën për MIA flet edhe për rikonstruimin e Qeveris. Ai tha se rikonstruimi do të ndodh së shpejti ndërsa do të pasojën edhe emërimet e personave të shkarkuar. Kjo sipas tij e bën këtë proces të ndërlikuar.

“Unë kam ide mjaft të qartë se cilat zgjidhje duhet të merren. Po bëj konsultimet e fundit. Shkarkimeve menjëherë duhet t’i pasojnë emërimet e reja. Prandaj ky proces nuk është aq i thjeshtë. Pakoja duhet të jetë e paketuar plotësisht. Dua të theksojë se rikonstruimi paraqitet si domosdoshmëri dhe nga synimi për të rritur dhe forcuar shumicën parlamentare. Me rritjen e shumicës parlamentare hapet shansi për ndryshim aty ku nuk ka rezultate. Është krejtësisht logjike për mua që dikush nëse nuk mund të japë rezultate të shkarkohet ose të tërhiqet. Ndoshta këta njerëz janë më të dobishëm në pozicione tjera”, deklaroi Zaev.

Sipas tij ministrat duhet të tregojnë rezultate në dikasteret e tyre të cilat do të përmirësojnë jetën e qytetarëve.

“Unë nuk i shoh njerëzit në Qeveri si njerëz nga LSDM-ja, njerëz që kanë ardhur nga fusha e ekspertëve, nga sektori civil apo nga ndonjë parti tjetër. Unë i shoh ata si njerëz që do të japin rezultate. Një kriter shtesë për mua është se sa ndikon puna e tyre për të vërejtur dallimin nga politikat e qeverisë së mëparshme, nëse puna e institucionit ka ndryshuar për mirë.

Qytetarët ndryshuan qeverinë dhe është logjike të presësh ndryshime konkrete dhe të dukshme në institucione. Shtrohet pyetja a kemi realizuar të paktën disa nga premtimet, nga programi që kemi ofruar vetë. Mbajtësit e funksioneve publike duhet të japin rezultate që përmirësojnë jetën e qytetarëve. Në këtë drejtim do të lëvizin mendimet dhe vendimet për ndryshimet që do të pasojnë”, thotë Zaev./am/