Ambasadori i BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar, ka përgëzuar koalicionin qeveritar në Maqedoni, për siç ka thënë ai “kthimin në rrugën drejt reformave”. Ai ka falënderuar gjithashtu edhe opozitën, sepse është angazhuar për procesin e reformës. Sipas tij, politikanët këtu duhet ta dinë se integrimi në BE nuk është një ushtrim teknik me harta.

“Mbetet edhe shumë punë për të bërë. Rekomandimi është i qartë për nevojën e zbatimit të reformave. Çfarë do të bëjë BE muajt e ardhshëm është monitorimi i hapave që do të bëhen këtu”, tha Zhbogar, gjatë seancës së Kuvendit ku po diskutohet Raporti i Progresit.

Ambasadori i BE-së vlerësoi marrëveshjen me Bullgarinë, por gjithashtu bisedimet për zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë. /SHENJA/