Zhdukja e disa diamanteve me vlerë 15 miliardë dollarë, ka bërë që të përfshihet nën hetim ish-Presidenti i vendit.

Bëhet fjalë për Robert Mugabe, ish-President i Zimbavesë, i cili në 9 maj do të dalë para komisionit parlamentar.

Ai do të pyetet, për atë që di lidhur me zhdukjen e diamanteve.

Dyshohet se zhdukja e diamanteve ka ndodhur për shkak të korrupsionit.
Për këtë akuzë, Mugabe u denoncua dy vite më parë, deri sa nëntorin e kaluar, u detyrua që të japë dorëheqjen./sn/