Korporata postare e Kinës do të bëjë të mundur që deri në vitin 2020, të gjitha automjetet e reja, të cilat ofrojnë shërbimet postare, të punojnë me energji elektrike, politikë kjo që ofron shërbime miqësore ndaj mjedisit, sipas CRI-së.

Ofruesi shtetëror i shërbimit postar në vend ka projektuar gjithashtu që mbi 90 për qind të faturave të jenë letra digjitale.Kompania ka investuar 100 miliardë juanë (15.71 miliardë dollarë amerikanë) për të digjitalizuar shërbimet dhe për të zgjeruar rrjetin e saj shpërndarës.

Banka Postare e Kinës (PSBC) synon të rrisë kreditë e saj për projekte për kursimin e energjisë dhe shërbime e projekte për mbrojtjen e mjedisit me 50 për qind në tre vitet e ardhshme.

Artikulli paraprakKocias: Duam një Evropë më të bashkuar
Artikulli tjetërPutin shënon pesë gola në hokej