I ra “kresë” kur dëgjoi se ia dënuan Nikola Gruevskin.
U mblodhën përreth tij dhe kërkonin edhe ndihma e shpejt të vi për ta kontrolluar këtë protestues.

Para se të alivanosej, “Bata Gele” siç e njohin në opinion këtë protestues, ai ishte në aksion bashkë me të moshuarit e tjerë!
Atij dhe të tjerëve që kishin dal për ta prit vendimin kundër ish-liderit të VMRO-DPMNE, ju pengonin rrethojat e policisë.

Disa prej tyre kishin ardhur të përgatitur edhe me bluza me fotografinë e Gruevskit.

29 protestuesve që ishin para gjykatës në mesditë iu bashkëngjiten edhe dy ish kryetarët e komunave, Koce Trajanovski dhe Ivica Koneski.

Erdhi koha për t’u shqiptuar aktgjykimi. Të gjithë ishin të interesuar për fjalët e gjykatëses Dobrilla Kacarska.

E pasi u dha vendimi protestuesit u “elektrizuan”.
Ndërsa fajin për dënimin e ish-kryeministrit, e kërkojnë tek shqiptarët.

“Bate Gele”, i njohur nga ngjarjet e 27 prillit, i pari filloj të qaj.

Më vonë filluan edhe thirrjet e zakonshme që Gruevski i dëgjonte kur ishte nëpër mitingjet partiake, si “Askush nuk mund të bëj asgjë Nikolla”.

Pak nga protestuesit e dinin se i akuzuari tjetër Gjoko Poposki u dënua me 78 muaj ose tri herë më shumë se Gruevski për të njëjtin rast.

3 orë pasi iu shqiptua dënimi, Nikola Gruevski reagoj në llogarinë e tij në facebook.
I porositi maqedonasit, dhe qytetarët e tjerë, që ta mbajnë kokën lartë, dhe ua kujton përmes një video që e ka xhiruar më 2016 gjatë fushatës zgjedhore.

Përgatiti: Furkan Saliu