Përleshjet kanë shpërthyer përgjatë kufirit me Gazën dhe Izraelin përpara hapjes së ambasadës së SHBA në Jeruzalem ditën e sotme.

Të paktën 22 palestinezë janë plagosur nga sulmet e Izraelit gjatë përleshjeve të mëngjesit të së hënës. Midis të plagosurve është një gazetar, raporton Russia Today.

E martë shënon përkujtimin e Nakba Day, që palestinezët i referohen largimit me dhunë nga shtëpitë e tyre gjatë themelimit të shtetit të Izraelit dhe që festohet mes izraelitëve si Dita e Pavarësisë. Mijëra njerëz janë mbledhur pranë kufirit për të marrë pjesë në protestat e së hënës.

Demostrime të mëdha priten të shënojnë ngjarjen e 15 majit, e cila mbyll demonstratat gjashtë javore të “Marshit të Madh të Kthimit”./oranews/