Gazetari Artan Hoxha deklaroi sonte se Saimir Tahiri përbën një rrezik për mazhorancën nëse vendos të flasë. Kjo e bën atë të rrezikuar.

Sipas Hoxhës, nëse Tahiri do të flasë, mazhoranca bie.

Ai tha në emisionin “Opinion” se ditën e sotme Saimir Tahiri u dërgoi mesazh disa emrave të mazhorancës, duke nënkuptuar një kërcënim të hapur.

“Nga ky moment Tahiri është një person i apasionuar pas aventuarave dhe që del shëtitje vetëm nga Mali me Gropa. Ai duhet të bëjë kujdes që nga dita e sotme, ai duhet të tregohet i kujdesshëm edhe për jetën që bën. Sepse përbën rrezik për maxhorancën. Po foli Tahiri rrëzohet qeveria” – deklaroi Hoxha.