Emisionin i fundit ‘Drejtësia në Kosovë’ ka transmetuar hulumtimin për një histori ndikimi, krimi e bombash, të cilat kanë shoqëruar procesin e privatizimit të 91 hektarëve tokë në Milloshevë të Obiliqit.

Historia të cilën e trajtoi emisioni flet për ëndrrën e biznesmenëve që pas asnjë cent në xhep arritën të privatizojnë 91 hektarë tokë e po ashtu historinë e njeriut i cili pretendon se ishte përgjegjësi që vendosi bombën para lokalit të Hajrullah Kryeziut.

Një punonjës sigurimi, Artan Avdullahu, pretendon se ishte nxitur dhe paguar për të vënë bombë para lokalit të biznesmenit Hajrullah Kryeziu.

Pretendimet e tij janë se ai ishte nxitur për ta kryer këtë akt nën premtimin se po kryente vepër patriotike dhe se do i ndërtohej një shtëpi.

“Mua më thanë është shpijun, është njeri i UDB-së, qashtu mu mbushë koka edhe masi që kam pas me gjuajt bombën jemi marrë vesh me ma maru një shpi edhe as s’u marua shtëpia as kurgjo”, tha Artan Avdullahu për emisionin “Drejtësia në Kosovë“.

Intervistën e plotë të Artan Avdullahut dhënë për emisionin Drejtësia në Kosovë mund ta ndiqni në linkun e mësipërm.