Po ju paraqesim këtë video në të cilën mund të shihni se si të qetësoni beben kur është e shqetësuar.Në të vërtetë, pediatri kalifornian Robert Hamilton ka treguar si t’ia dilni mbanë me pacientët e vegjël, transmeton Telegrafi.Videoja për një afat të shkurtër është shikuar nga disa miliona njerëz.Ia vlen ta shikoni dhe, para së gjithash, t’i provoni këto këshilla.

Por pse qajnë bebet ?

Një fëmijë i vogël qan kur diçka nuk shkon mirë, pasi kjo është vetmja mënyrë për të kërkuar ndihmë.Bebja mund të jetë i uritur, i ndotur, ndjehet i vetmuar, jo rehat, ose ka frikë.Bebja mund të jetë sëmurë; nga mënyra e të qarit ndryshon dhe ekzaminimi nga mjeku që mund të zbulojë natyrën e sëmundjes.

Kolikat abdominale (dhimbjet e barkut) nganjëherë quhen dhe “kolikat tremujore”, pasi rrallë vazhdojnë përtej moshës 3 muajshe.Kriza e laktacionit tek nëna, kërkesa e bebes për qumësht rreth moshës 2-3 muaj, përkohësisht e tejkalon sasinë e qumështit të prodhuar nga gjiri i nënës, prandaj bebet kanë nevojë të vendosen në gji më shpesh.Rekomandohet fort që i vogli të vendoset në gji më shpesh, sesa të kalohet në ushqyerje me qumësht artificial.

Artikulli paraprakKjo është shtëpia ku u vidhen 100 mijë euro, tregon deputeti se ku i kishte marrë ato para (VIDEO)
Artikulli tjetërPolicia e Kosovës si organizatë kriminale, rrëmben 2 qytetarë të Shqipërisë