Skocia paralajmëron zhvillimin e një referendum për pavarësi nga Mbretëria e Bashkuar, nëse do të vijojnë proccedurat për Brexit. Kjo është bërë e ditur nga Kryeministrja skoceze, sipas të cilës data për një referendum të ri për pavarësi, menjëherë pasi Qeveria britanike do japë siguri lidhur me zbatimin e Brexit.

Nikola Sturgeon theksoi se partia e saj kombëtare nuk do të bllokojë një tjetër votim për Brexit lidhur me marrëveshjen përfundimtare.

“Pasi të kemi arritur disa qartësi, të cilat shpresojmë të kemi deri në vjeshtën e këtij viti, në rezultatin e Brexit dhe në marrëdhëniet e ardhshme midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian, do të shqyrtoj përsëri çështjen e kohës së një referendum mbi pavarësinë”, tha Kryeministrja e Skocisë.

Mbretëria e Bashkuar do të largohet zyrtarisht nga Bashkimi Europian në mars të 2019-ës. Në referendumin e 2016-ës për Brexit, Skocia votoi masivisht pro qëndrimit në Union, ndaj kërkon që të ruajë bashkëpunimin me Brukselin.