Cilat janë makinat më të shitura në Evropë në 4 muajt e parë të vitit 2018?

Nëntë nga Top 10 modelet për 4 muajt e parë të vitit 2018 tregojnë dinamikë pozitive në prill. Më e larta është për “Ford Fiesta” – 25.2%, duke arritur pozitën katërt në prill me 25.037 njësi të shitura. Për katër muajt e këtij viti, janë shitur 113,284 automjete.

Lideri është i njëjtë – Volkswagen Golf, i cili shiti 45,376 automjete në prill (një rritje prej 9,3%). Për katër muajt e parë të vitit 2018, rezultati i modelit është 195,449 njësi, që është 11.2% më shumë se 2017, përcjell albinfo.ch.

Pozita e dytë i takon “Renault Clio” – 32,630 njësi (+10,45) , në prill 126,257, në periudhën janar-prill (+ 0,6%). E treta është për “Volkswagen Polo” – 33,386 të shitura në prill (+ 6.6%) dhe 123.754 për katër muaj (-3.6%).