Për Organizatën Botërore të Shëndetit (OBSH), dieta nordike është një element i rëndësishëm për të luftuar sëmundjet. OBSH-ja e konsideron atë, një dietë super të shëndetshme, për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrave dhe vlerave ushqyese.

Por çfarë është dieta nordike? Ja pra, këtu ju vjen në ndihmë dritare.net.

Kjo dietë është e bazuar te ushqimet tradicionale të Evropës Veriore, ku përbërësit kryesorw janë, peshqit, karotat, perimet dhe manaferrat.

Sipas dritare.net, kjo dietë, ndryshe nga të tjerat, cilësohet nga dietologët, si një dietë eko-miqësore, e cila “urren” ushqimin e përpunuar dhe favorizon ushqimin e gatuar në shtëpi, me proteina, karbohidrate dhe yndyra të shëndetshme.

Kjo dietë është e pasur me vajra të ndryshme, të cilat janë të shëndetshme për zemrën dhe kurojnë sëmundjet e saj. Dietologu amerikan, Rhiannon Lambert shprehet se, kjo dietë është e ulët në karbohidrate dhe mungojnë ushqimet, të cilat janë të dëmshme për shëndetin.

Ushqimet që konsumohen zakonisht në dietën nordike janë burime që përfshijnë: mishin e pulës, bishtajoret, perimet rrënjore dhe drithëra kokërr.

Për shkak të përmbajtjes së ulët të sheqerit dhe kripës, OBSH e vlerëson dietën për reduktimin e rrezikut nga kanceri, diabeti dhe sëmundjet kardiovaskulare.

“Një dietë e ekuilibruar, që përfshin shumë drithëra, proteina, përfshin vajin e peshkut, yndyra esenciale, fruta dhe perime, kjo e bën atë, një dietë të shëndetshme.”,-shprehet dietologu, Rhiannon Lambert.

Për të gjithë ata që duan të humbasin peshë në një kohë të shkurtër, dritare.net iu sugjeron të përdorin dietën nordike dhe do të jenë të kënaqur me rezultatin.