Nikos Kocias dhe Nikolla Dimitrov deri vonë kanë dhe kanë arritur kornizë për kompromis për emrin.
“Kemi pasur takim produktiv, kemi kornizë që duhet të përpunohet dhe në të për momentin ekipe të juriste nga të dy ministritë po punojnë.

Planifikohet bisedë e rëndësishme në nivel kryeministrash, Zaev me Ciprasin kah mesi i javës, ku shpresojmë se do të vendosin për disa gjëra të rëndësishme nga opsionet që janë në lojë”, ka deklaruar Dimitrov për MIA-në.

Ai ka shtuar se duhet t’i jepet shansë procesit. Shefi i diplomacisë së Maqedonisë këtë mëngjes ka pasur mëngjes joformal me ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së. Franca dhe Holanda kanë qenë kundër fillimit të bisedimeve. Por, ministri vlerëson se ‘çudira janë të mundshme’.

“Është mirë ta dimë se kjo nuk është e lehtë. Konsolidimi i brendshëm i BE-së është komplementare, dhe jo në kundërshtim me konsolidimin e Ballkanit, nëse ndodh përparimi historik do të jetë shans për tërë Evropën të krijohet sukses. Nuk jemi në situatë ta kemi luksin të humbim shansin historik”, ka thënë Dimitrov.

Artikulli paraprakDështon formimi i qeverisë në Itali, shkak ministri i ekonomisë
Artikulli tjetërOPOZITA NUK KA VOTA PËR TA RRËZUAR QEVERINË