Studiuesit e Universitetit Indiana, të cilët kanë në fokus mediat sociale, kanë përditësuar dy programe që luajnë një rol të rëndëishëm në luftën kundër dezinformimit online.

“Hoaxy” dhe “Botometer” janë lançuar nga Fondi Knight për keqinformimin. Një tjetër mjet është krijuar për t’i bërë njerëzit “konsumatorë” të zgjuar të lajmeve.

Ndryshimet që u janë bërë “Hoaxy” dhe “Botometer” kanë për qëllim t’i bëjnë ato më të përdorshme nga gazetarët dhe lexuesit e nivelit mesatar.

“Hoaxy” është një motor kërkimi që u tragon përdoruesve se si lajme nga burime pak të besueshme shpërndahen në Tuiter. “Botometer” është një aplikacion që u jep përdoruesve një renditje në bazë të pëlqimeve që ka llogaria.

Funksionet e reja i japin mundësi përdoruesit të mësojë se cilat lajme janë trend në Tuiter, përfshirë këto edhe ato pak të besueshme. Po ashtu, ato tregojnë se sa prej atyre që po I shpërndajnë këto lajme mund të jenë “të dyshimtë”.

Fuksionet e reja u prezantuan në Simpoziumin Ndërkombëtar të Gazetarisë Online në Teksas nga Giovani Luca Ciampaglia, një studiues në IU Netëork Science Institute.

Falë këtyre ndryshimeve të reja, “Botometer” dhe “Hoaxy” i bëjnë të mundur përdoruesit të rrjetit social jo vetëm të shohë se si shpërndahet informacioni në Tuiter, por edhe të kuptojë nëse këto mesazhe po shpërndahen nga përdorues realë apo programe kompjuterike të krijuara posaçërisht për të ndikuar te opinion publik.

Llogaritë automatike janë ato llogari pas të cilave qëndrojnë pikërisht këto programe. Ato përdoren për të krijuar përshtypjen e gabuar se një numër i madh njerëzish po flasin online për një temë specifike. Fushatat politike, yjet e shoubizit dhe reklamuesit përdorin zakonisht opsione të tilla për t’u dhënë “zë” kauzave apo produkteve të tyre.

Ciampaglia thotë se “Hoaxy” dhe Botometer” aktualisht procesojnë çdo ditë mijëra dyshime të ngritura nga përdoruesit.

Një analizë e Qendrës Kërkimore Pew në prill arriti në përfundimin se afërsisht 2/3 e linkeve të faqeve të njohura online në Tuiter shpërndahen nga llogari automatike. (TemA TV)

Artikulli paraprakTetovë, probleme me qendrën e testimeve për lejet e drejtimit (VIDEO)
Artikulli tjetërDemokratët, përpjekje për të gjetur kandidat anti-Trump