Një tentim kidnapimi ka ndodhur para disa ditëve ndaj deputetit të Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka.

Lajmi.net ka mësuar nga burimet e veta se persona ende të panjohur kanë tentuar ta kidnaponin deputetin e Kuvendit, Milaim Zekën.

Rasti ka ndodhur afër selisë qendrore të EULEX-it në Prishtinë rreth 10 ditë më parë, mirëpo ende nuk dihen arsyet e këtij tentim kidnapimi.

Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar edhe vetë deputeti Zeka, i cili duke mos dashur që të komentojë më tutje, ka thënë se rasti tashmë është duke u hetuar dhe nuk dëshiron që të ndikojë në këto hetime.

Lajmi.net ka kërkuar detaje edhe nga Policia e Kosovës për këtë rast mirëpo ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Artikulli paraprakLargohen me dhunë protestuesit shqiptarë, arrijnë pelegrinët serbë te vendi i krimit
Artikulli tjetërSi u vra Mirsad Ndrecaj?! Dëshmitari i mbrojtur trondit me deklaratën e tij