Duma shtetërore e Rusisë miratoi edhe një mandat të kryeministrit Dmitry Medvedev, një ditë pasi presidenti Vladimir Putin kërkoi që ai të vazhdojë në këtë pozitë.

Putin, i cili të hënën u betua për mandatin e katërt presidencial, e dorëzoi nominimin e tij në Dhomën e Ulët të Parlamentit, vetëm pak orë pas inaugurimit të tij formal.

Duma dominohet nga partia e Putinit “Rusia e Bashkuar” dhe Medvedev është udhëheqës i saj.

Me Kushtetutën e Rusisë, qeveria është e detyruar të japë dorëheqje kur fillon mandati i ri presidencial.

Kryeministri është zyrtari numër dy në hierarkinë ruse. Ai mban përgjegjësi për ekonominë, ndërsa i përgjigjet presidentit./REL/

Artikulli paraprakVIDEO/ Imami i njohur shqiptar: Populli shqiptar do goditet nga tërmete dhe tsunami, pse rinia shkon në eskursione dhe mbrëmje mature
Artikulli tjetërKujdes! Celulari juaj mund t’ju vrasë