Kirurgët shpenzuan 10 orë në një operacion për të hequr një tumor 15 kg nga pjesa e prapme e qafës së një njeriu, pasi ai ishte lënë pa u trajtuar me ndihmë mjekësore për gati 50 vjet.

Zhao Xingfu, 64 vjeç, tha se tumori i njohur si lipoma, u shfaq fillimisht 47 vjet më parë dhe kishte atëherë madhësinë e një veze.

Por atëherë në moshën 17 vjeç, Xingfu nga Panzhou City i Kinës injoroi masën tumorale për shkak se ishte pa dhimbje dhe ai nuk ishte në gjendje të përballonte trajtimin.

Pasi pesha e tumorit u shtua tek Xingfu duke i bërë të pamundur ecjen, djali i tij Zhao Jianjiang kërkoi ndihmën e Dr Dong Shixiang, nga Spitali Guizhou.

Jianjiang nuk e kishte parë kurrë më parë babanë e tij pa tumorin. Ai tha: “Unë e kam njohur babanë tim me tumorin e madh, kështu që gradualisht jam mësuar me të.”

Me ndihmën e familjes, Jianjiang bëri mjaft para për të paguar operacionin e babait të tij. Dr. Dong tha: “Në të gjitha vitet e mia, kurrë nuk kisha parë një tumor aq të madh”.

Artikulli paraprakKafshon hardhucën, bualli ngre në ‘fluturim’ luanin (Video)
Artikulli tjetërMbi një mijë vende të lira pune ofrojnë kompanitë në Gjilan (VIDEO)