Kryeministri i Ukrainës, Volodymyr Groysman, ka akuzuar Rusinë se qëndron prapa vrasjes së gazetarit rus Arkady Babchenko në Kiev.

“Kam dyshimet e mia se makineria totalitare ruse nuk fali qëndrimet e tij parimore dhe të ndershme,” shkruan kryeministri në Facebook.

Kritik i Kremlin, Babchenko u qëllua për vdekje në dalje të apartamentit të tij të martën. Rusia ka bërë thirrje që të nisin hetimet por u shpreh se “krimet e përgjakshme” janë bërë rutinë e e regjimit të Kiev. Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Ukrainës mbeten të tensionuara pas aneksimit të Krimesë nga Putin në vitin 2014.

Sipas policisë ukrainase, Arkadiy Babchenko është gjetur i vrarë në banesën e tij nga bashkëshortja, ndërsa ende nuk dihen autorët, raporton Russia Today. Ai është dërguar me ambulancë në spital, por nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve. Policia hedh poshtë versionin e vetëvrasjes dhe dyshon se gazetari është vrarë për shkak të detyrës.

44-vjecari ishte një ish-ushtar rus i cili luftoi në Çeçeni dhe u bë një kritik i ashpër ndaj veprimeve ushtarake të Kremlinit në Ukrainë.

Artikulli paraprakShqiptari shkon si futbollist profesionist në Gjermani, përfundon në burg si shpërndarës droge
Artikulli tjetërGreqi, doganierët në grevë 24-orëshe, “paralizohet” kufiri me Maqedoninë