Ditën e pardjeshme të gjithë mediat mbushën faqet me historinë e pabesueshme që ndodhi në Francë. Një fëmijë 4 vjeçar, u shpëtua mrekullisht nga një emigrant në Francë, teksa po rrezikonte të binte nga ballkoni. Video e pabesueshme e kthehu emigrantin nga Mali në një hero, ndërsa babai i fëmijës rrezikon të dënohet me 2 vite burg.

Ditën e sotme, është bërë publike edhe dëshmia e babait të 4 vjeçarit të mitur. Ai është marrë në pyetje nga policia, dhe ka rrëfyer se ngjarja ka ndodhur si pasojë e pakujdesisë së tij. Siç u shpreh për policinë, babai në ato momente kishte dalë për të bërë pazar, dhe më pas është hutuar duke luajtur lojën Pokemon Go.

Teksa fëmija ndodhej vetëm në banesë, nuk dihet se si përfundoi duke rrezikuar jetën. Fatmirësisht ndërhyrja e emigrantit 22-vjeçar, i cili si një Spiderman e shpëtoi me sukses, bëri të mundur që e gjithë kjo ngjarje të mos përfundonte në tragjedi. Mamoudou Gassama, pas këtij akti mori nënshtetësinë franceze, dhe vetë presidenti Macron i ofroi punë si zjarrëfikës./Opinion.al