Është paralajmëruar për sot takim i liderëve për t’i informuar rreth takimit të dy kryeminstrave, Zaev dhe Cipras në Sofje për çështjen e emrit.

Gjatë ditës së djeshme kryeministri Zoran Zaev informoi se ka thirrur në takim të gjithë liderët e partive politike dhe kryetarin e shtetit sot në orën 13 në klubin e deputetëve, për t’i informuar për detajet e takimit me kryeministrin grek Cipras dhe për mundësinë e një shansi për një zgjidhje eventuale që do të ishte e pranueshme për të dyja shtetet.

Pjesëmarrjen në këtë takim e ka konfirmuar kreu i shtetit Gjorge Ivanov si dhe lideri i partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE, Hristian Mickoski.