Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan i bëri thirrje botës myslimane që të mbështes palestinezët.

Erdogan ishte kritik ndaj zhvendosjes së ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Tel Aviv për në Jerusalem. Turqia shpalli tri ditë zie pasi forcat izraelite të sigurisë vranë dhjetëra protestues palestinezë.

Duke iu drejtuar mijëra mbështëtësve që mbanin flamuj turq e palestinezë, në lagjën Yenikapi të Stambollit.

“Nëse bota myslimane qëndron kundër mizorisë në Gaza, pavendosmëria e Izraelit nuk do të zgjasë”, tha Erdogan.

Artikulli paraprakVIDEO/ Krijesa e mistershme filmohet në mes të qytetit
Artikulli tjetërShpallen të pafajshëm, Fuad Ramiqi dhe 4 imamët e akuzuar