Serbia është vend kyq për paqe dhe stabilitet në rajonin e Ballkanit, ka thënë presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

‘Serbinë e kemi një vend mik, një vend kyq për paqen dhe stabilitetin në Ballkan. Ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera dhe kemi bashkëpunime bilateral në shumë fusha, bashkëpunime këto të cilat do të thellohen edhe më tutje’, ka thënë Erdogan, transmeton Periskopi.

Presidenti serb, Aleksandër Vuciq, po qëndron për një vizitë dy ditore në Turqi, ku po merr pjesë edhe në formuin e biznesit në këtë vend.

Duke potencuar marrëveshjet e bashkëpunimit me Seribinë, të cilat vitin e kaluar kapën shumën e 1 miliard eurove, Erdogan ka thënë se brenda pak kohe, ky bashkëpunim do të rritet në 2 miliardë e më pas deri në 3 mliardë dollarë.

“Ne dëshirojmë të thellojmë bashkëpunimin dhe diversitetin tonë në aleancën e biznesit në fusha të reja”, ka thënë Erdogan.

Turizmi është një nga sektorët ku janë të interesuara të dyja vendet, ka thënë ai. /Periskopi/

Artikulli paraprak“Emri”, Greqia këmbëngul për ndryshimin e Kushtetutës
Artikulli tjetërXhinxher dhe mente, përshpejtoni rënien në peshë