Krerët e insitucioneve evropiane, Jean-Claude Juncker dhe Federica Mogherini, e mbështetin nevojën për një marrëveshje të mundshme për emrin e Maqedonisë, që në Kuvendin e Greqisë të votohet me shumicë të zmadhuar.

Sipas gazetës greke “Avgi”, që është si një gazetë zëdhënëse e partisë Syriza, Brukseli kërkon nga Athina që në vend të 151 votave, të kërkojë 180 vota, për një zgjidhje të mundshme të çështjes së emrit.

Gazeta pohon se bashkësia ndërkombëtare interesohet edhe për qëndrimet e forcave tjera politike në Maqedoni dhe Greqi, e jo vetëm të atyre që qeverisin.

Artikulli paraprakSot hapet ambasada e SHBA në Jerusalem
Artikulli tjetërParashikimi i motit