Filmi ”T’padashtun” i regjisorit kosovar, Edon Rizvanolli ka fituar çmimin Audience Award Feature në festivalin e filmit në Los Angelos.

Filmi ”Unwanted” apo “T’padashtun” shtjellon dramën rrëqethëse të një familjeje refugjate nga Kosova, e cila jeton në Holandë dhe ballafaqohet me një dashuri, e cila zgjon shumë plagë të së kaluarës së afërt nga lufta në Kosovë.

Regjinë e filmit e ka bërë Edon Rizvanolli, ndërsa në rolet kryesore luajnë: Adriana Matoshi, Jason de Ridder, Niki Verkaar, Hugo Koolschijn dhe Celia Nufaar./21Media/

Artikulli paraprakVullkani në Hauai shoqërohet me lëkundje me magnitudë 6.9
Artikulli tjetërRreziku që na vjen nga teknologjia