Në një ishull të largët brazilian këtë fundjavë është festuar lindja e një fëmije pas 12 vjetësh që nuk ndodhte një gjë e tillë.

Sipas BBC, ishulli Fernando de Noronha, 370 km (230 milje) nga qyteti i Natalit, ka rreth 3.000 banorë, por nuk ka maternitete.

Një grua e cila nuk dëshiron ta bëjë emrin e saj publik, lindi një vajzë të shtunën në ishull. Ajo thotë se nuk ishte në dijeni për shtatzëninë e saj dhe se ishte e shokuar.

Gruaja besohet të jetë 22 vjeç.

“Të premten në mbrëmje kisha dhimbje dhe kur shkova në banjë pashë diçka që po zbriste në mes të këmbëve të mia”, thuhet në faqen e internetit O Globo.

“Atëherë babai i fëmijës erdhi dhe e mori atë, ishte një foshnjë, një vajzë, unë isha e shokuar”.

Për të festuar lindjen e rrallë, banorët lokalë tani po ndihmojnë familjen duke dhuruar rroba për vajzën.

Për shkak të shterimit të rezervave, autoritetet nuk lejojnë shtimin e popullsisë.