Ekipi i zhytësve nga Kosova, bashkë me vullnetarë të tjerë, tashmë kanë gjetur njërin nga dy trupat e pjesëtarëve të policisë, të cilët kanë rënë në lumin Lepenc.

Policia e Kosovë ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, se njëri nga policët është gjetur në lumë.

Agim Gashi, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, tha se trupi u gjet në kilometrin e pestë nga vendi ku ka ndodhur aksidenti në drejtim të komunës së Hanit të Elezit.

Në një komunikatë për media nga Forca e Sigurisë së Kosovës, thuhet se “njësitë e kërkim-shpëtimit të FSK-së, Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Kosovës për Emergjenca, në kilometrin e pestë nga vendi i aksidentit, kanë gjetur trupin e pajetë të policit Malsor Dashi”.

Dy policët, Malsor Dashi e Armend Trena, mesnatën e së shtunës janë përfshirë në një aksident në magjistralen Kaçanik-Han i Elezit.

Artikulli paraprakDebat i ashpër Hajredini-Fetai, përmenden “krimet” e BDI-së, shikojeni! (Video)
Artikulli tjetërMFSK tregon identitetin e trupit të gjetur në lumin Lepenc