Gjermania po përpiqet të gjejë një zgjidhje për mosmarrëveshjen mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian pas vendimit të presidentit Trump për të vendosur tarifa mbi çelikun dhe aluminin e importuar, bëri të ditur sot ministri i Ekonomisë, Peter Altaimer.

Siç raporton “Reuters”, Altaimer është shprehur se do ta diskutojë këtë çështje me Komisioneren e Tregtisë Europiane, Cecilia Malmstrom dhe sekretarin amerikan të Tregtisë, Ëilbur Ross, në një mbledhje të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, në Paris gjatë kësaj jave.

“Ne duhet ta shmangim rritjen e tarifave”, tha Altaimer.

Trump ka vendosur tarifa në mësanë 25 % mbi çelikun e importuar dhe 10% mbi aluminin në mars, por Bashkimi Europian është përjashtuar nga këto tarifa deri në 1 qershor. (TemA TV)

Artikulli paraprakFatos Lubonja: Rama na përqesh dhe tall nëse nuk i tregojmë vendin me dhunë. Por Basha ka frikë të veprojë si “burrë”
Artikulli tjetërMilionerët e Parlamentit…(VIDEO)