Greqia pritet të marrë 19,2 miliardë euro nga një buxhet i zhvillimit të Komisionit Evropian për vitin 2021-2027, sipas propozimeve të publikuara nga krahu ekzekutiv i BE-së.

Brukseli ka vazhduar me ndryshimet në Politikën e saj të Zhvillimit Rajonal dhe Kohezionit për vitn 2021-2027, duke zhvendosur një pjesë të madhe të fondeve mbështetëse nga Evropa qendrore dhe lindore në vende si Greqia, Spanja dhe Italia.

“Politika e kohezionit do të vazhdojë të investojë në të gjitha rajonet dhe në të gjithë Europën, duke përfshirë vendet e pasura anëtare, që kanë rritur përpjekjet për të arritur tranzicionin industrial, të luftojnë papunësinë dhe të mbajnë një ekonomi të globalizuar”, sipas një deklarate të Komisionit.