Ish kryeministri Nikolla Gruevski, në profilin e tij në Facebook, i është kundërpërgjigjur deklaratës së kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili ka thënë se përplasja që ka ndodhur mes tyre në seancën kur u votua ligji për përdorimin e gjuhëve, ka ndodhur pasi që Gruevski gjendet në krizë psikologjike si pasojë e proceseve gjyqësore, njofton Portalb.mk.

“Lexova se kishte deklaruar se kam qenë në krizë psikologjike. Duke e njohur çdoherë kur ndonjë ditë nuk do të dezinfektohet mjaftueshëm, bie në krizë të abstencës (maturisë) dhe kështu sillet. Nuk i hidhërohem. Nuk është për t’iu hidhëruar”, ka shkruar Gruevski shkruajtur në Facebook.