Ministria e Brendshme konfirmoi ngjarjen ku një person nga Strumica mbrëmë ishte sulmuar nga katër vetë, të cilët ishin së bashku me ish ministrin e brendshëm Mitko Çavkov në restorantin “Podgorski an” në fshatin Gabrovo.

Sipas Ministrisë së Brendshme, mbrëmë në orën 18:40 në Departamentin e Policisë Novo Selo, personi V.S. (44) nga Strumica raportoi se të njëjtën ditë rreth orës 18 është sulmuar fizikisht nga katër persona në një restorant në fshatin Gabrovo.

Në restorant personi ishte në shoqërinë e dy miqve të tij dhe në momentin kur nxori telefonin dhe filloi të fotografojë, u sulmua nga disa burra të cilët ishin ulur në tavolinën pranë (G.B., V.T., V.E. dhe V.A.) të cilët fizikisht e sulmuan dhe ia morën telefonin./am/

Artikulli paraprakTrump: Obama paguante për të liruar qytetarët amerikanë jashtë vendit
Artikulli tjetërBE në alarm për marrëveshjen me Iranin