Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i është përgjigjur kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për dorëheqje.

Haradinaj ka thënë se ai është duke punuar ashtu siç ia përcakton Ligji dhe Kushtetuta e vendit.

Në raport me kërkesën e Albin Kurtit për të dhënë dorëheqje, Haradinaj ka thënë se Kurti është paksa i papunë dhe ka kohë që të bëjë kërkesa të tilla.

“Tani ai është pak si i papunë, do të thotë duhet t’i riparojë dëmet që i kanë ndodhur me ndarjet në parti. E kuptoj, sepse kam kaluar nëpër temat, në të cilat po kalon ai. S’kam çfarë t’i them më shumë, po i kryej detyrat që m’i ka caktuar Parlamenti, Kushtetuta e vendit”, ka deklaruar Haradinaj.

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në tryezën me partitë politike tha se Haradinaj po i shkakton vetëm dëme shtetit dhe qytetarëve të Kosovës.

Kurti kërkoi nga Haradinaj që të japë dorëheqje ose të dalë në votëbesim në Kuvend.

Artikulli paraprakNju Jork, përfundon pa epilog takimi Dimitrov-Kocias
Artikulli tjetërÇfarë ndodh me trupin tuaj nëse e lini duhanin?