Gazetari rus që ishte përlyer me gjak të derrit si pjesë e skenarit me autoritetet ruse ka folur sërish për mediet.

Gazetari rus që ka punuar me autoritetet ukrainase për ta falsifikuar vdekjen e tij ka thënë se ishte përlyer me gjak të derrit dhe ishte dërguar në morg – si pjesë e “vrasjes” së inskenuar, shkruan Periskopi..

Arkady Babchenko dha detaje para reporterëve të martën për herë të parë që kur shërbimet e sigurimit ukrainas zbuluan që e kishin e falsifikuar vdekjen e tij në mënyrë që ta mashtronin vrasësin e shërbimeve ruse të fshehta – të interesuara për ta vrarë atë.

Babchenko iu tha gazetarëve se e kishte mundësinë që të refuzonte autoritetet ukrainase kur i erdhën me propozimin, por pranoi me vullnetin e tij.Të martën, policia në Kiev kishte thënë se ai ishte vrarë brenda ndërtesës së apartamentit të tij, por menjëherë të nesërmen kishin lajmëruar se Babchenko ishte gjallë dhe se e kishin burgosur një të dyshuar pë rastin. /Periskopi