Ballina Opinione IRJ TË MAQEDONISË I NDRYSHOHET EMRI, NDËRSA SHQIPTARËT S’DËGJOHEN ASKUND

IRJ TË MAQEDONISË I NDRYSHOHET EMRI, NDËRSA SHQIPTARËT S’DËGJOHEN ASKUND

Shkruan Hamdi Ndrecaj-PANTERI

Ku janë shqiptarët, udhëheqësit e shtetit të Shqipërisë, të Kosovës dhe ata brenda IRJ të Maqedonisë, që flejnë, kur s’duhet fjetur, pasi që emërtimi Maqedonia e Ilindenit dhe vetë simbolika që paraqet është përjashtuese për të gjithë popujt që nuk janë maqedonas, e dihet mirëfilli se shqiptarët janë pothuajse gjysma e popullsisë në atë territor.

Maqedonia e Ilindenit apo Ilindenase, është pra emërtimi i ri, që faktikisht I përjashton, së pari shqiptarët, pastaj edhe pjesëtarët tjerë jomaqedonas. është e dhimbshme që s’ka asnjë reagim, qoftë pozitiv a negative nga udhëheqësit shqiptarë të Shqipërisë dhe të Kosovës, e as nga shqiptarët që jetojnë atje. por shqiptarët që jetojnë në Maqedoni po e perceptojnë në mënyra të ndryshme propozimin surprizë që erdhi nga Sofja.

Ne mendojmë se simbolika e vetë ngjarjes është përjashtuese për të gjithë popujt që nuk janë maqedonas, e posaçërisht për shqiptarët. Shqiptarët duhet ta refuzojnë këtë emër dhe të shfaqin pakënaqësi, pasi vetë emri si I tillë e shpërbën identitetin multietnik të vendit dhe me automatizëm i përjashton të gjithë kombet, të cilat jetojnë në Maqedoni, e posaçërisht shqiptarët. Po ashtu mendojmë se me këtë emër vetëm bullgarët dhe grekët zgjidhin problemet me Maqedoninë e Pirinit, Egjeut, Antike, duke mbetur vetëm Maqedonia sllave.

Nga ana tjetër, emërtimi I ri Maqedonia e Ilindenit është emërtim jo real, për arsye se paraqet vetëm një kryengritje, ose më saktë vetëm një tentativë për të krijuar shtet, që nuk është një komponent shtetbërës. Vetë kryengritja ndodhi në një lokalitet të kufizuar dhe mbi të gjitha – ishte një tentativë dhe tentativat nuk vlejnë as në histori e as në politikë. Me një fjalë, s’ka meritë as historike që të madhërohet një ngjarje e tillë.

Për fat të keq shqiptarët do të dëmtohen nga ky emërtim i ri.
Përderisa shqiptarët flejnë, lidhur me emërtimin e ri të IRJ të Maqedonisë, kanë reaguar të tjerët. Ministri bullgar i Mbrojtjes, Krasimir Karakaçanov ka deklaruar se me këtë emërtim të dyja vendet i kanë përafruar qëndrimet e tyre.

Ai haptas shprehet se Kryengritja e Ilindenit është një kryengritje bullgare, pjesë e historisë sonë të përbashkët. Nuk kemi pretendime për emrin Republika e Maqedonisë, por pretendimet tona janë që të mos injorohet historia dhe jemi kundër përndjekjes së atyre njerëzve me vetëdije bullgare në Maqedoni, ka deklaruar ministri Karakaçanov.
Fleni shqiptarë, fleni!

Artikulli paraprakDramë në Hawaii: Vullkani Kilaueas po shkatërron të gjitha shtëpitë (Video)
Artikulli tjetërNesër aktvendimi për Zaevin, të mërkurën për Gruevskin