Dy muaj pasi u helmua me një agjent nervor në Salisbury të Britanisë së Madhe, ish-spiuni rus Sergei Skripal ka lënë ambientet e spitalit.

Mjekët nuk dhanë detaje mbi gjendjen e Skripal, dhe vendndodhja e tij aktuale nuk është e bërë publike nga autoritetet.

66-vjeçari rus u helmua në Salisbury së bashku me vajzën e tij Julia në fillim të marsit por shërimi i saj ishte shumë më i shpejtë dhe ajo ka dalë nga sptali muajin e kaluar.

Ata u dërguan në njësinë e kujdesit intensiv të Spitalit të Qarkut Salisbury, ku gjendja e tyre u stabilizua pasi u ekspozuan ndaj agjentit rus Novichok.

Nuk dihet nëse Skripal është në të njëjtin vend ku ndodhet edhe vajza e tij.

Policia Metropolitane tha se hetimi ndaj sulmit vazhdoi dhe nuk do të “diskutonte ndonjë marrëveshje mbrojtëse apo sigurie që është në vend”.

Drejtoresha e infermierisë Lorna Wilkinson tha se trajtimi i Skripalëve ishte “një sfidë e madhe dhe e pashembullt”.

Ajo shtoi: “Kjo është një fazë e rëndësishme në rimëkëmbjen e tij, e cila tani do të ndodhë larg spitalit”.

Qeveria e Britanisë së Madhe fajësoi Rusinë për sulmin, me kryeministren Theresa May që e përshkruan incidentin si “të furishëm” dhe “të neveritshëm”.

Por qeveria ruse mohoi çdo përfshirje dhe ka akuzuar Britaninë e Madhe se ka shpikur një “histori të rreme”.

Në vitin 2006, Skripal, një ish-kolonel rus, u burgos në Rusi për 13 vjet për të kaluar në identitetet e spiunëve rusë në Evropë ndaj shërbimeve të inteligjencës në Mbretërinë e Bashkuar.

Por në vitin 2010 ai ishte pjesë e një shkëmbimi të burgosurish midis Moskës dhe Shteteve të Bashkuara. Ai përfundimisht u vendos në Salisbury.

Kur u lirua zonja Skripal, ajo refuzoi ndihmën e ambasadës ruse, të cilët pohojnë se atyre iu është mohuar qasja konsullore për një shtetas rus.

Kohët e fundit drejtori i përgjithshëm i MI5, Andrew Parker, fajësoi publikisht Rusinë për helmimin “pamatur”, duke akuzuar Kremlinin për “shkelje flagrante të rregullave ndërkombëtare”. (TemA TV)

Artikulli paraprakKush është autori i sulmit në Teksas, 17-vjeçari që vrau 9 nxënës dhe një mësuese
Artikulli tjetërVIDEO/ Dalin pamjet e rrëzimit të avionit me 104 pasagjerë në bord