Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Torino të Italisë. Treni i linjës Torino- Ivrea është përplasur me një kamion duke bërë që 2 persona të ndërrojnë jetë dhe 18 të tjerë të plagosen.

Mësohet se viktimat janë dy drejtuesit, makinisti i trenit Roberto Madau, 61-vjeç dhe Aurelian Stefan, 64 vjeç, me origjinë rumune që drejtonte kamionin.

Sipas mediave italiane disa prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë.

Incidenti ndodhi rreth orës 23:20 në fshatin Arè. Nga hetime paraprake dyshohet se fajin e ka pasur drejtuesi i trenit, por ende nuk është përcaktuar dinamika e plotë sesi ndodhi aksidenti.