Jahti luksoz i Sadam Hussein, do të shërbejë si një hotel për marinsat detarë të Irakut që lundrojnë në Basra.

“Bashrah Breeze”, i ndërtuar në vitin 1981, tashmë do të shërbejë si hotel për marsinsat që bëjnë guidën e transportit brenda dhe jashtë portit të Basra, njoftuan autoritetet irakiane.

Por diktatori i Irakut nuk arriti që të hipë kurrë në jahtin 30 milionë dollarë.

Në superjaht gjendet një krevat madhështor me çarçafë mëndafshi, me një tualet të artë dhe karrige berberi.

Tani të gjitha pajisjet do ti gëzojnë kapitenët që udhëzojnë lundrimin në Basra.

Së bashku me thesaret e tjera të mbetura nga Sadami, që u rrëzua nga pusheti në vitin 2003 gjatë pushtimit të Irakut të udhëhequr nga SHBA dhe që u var 3 vite më vonë për krime kundër njerëzimit, qeveritë e kishin të vështirë që të vendosnin se për çfarë do të përdornin anijen.

Pasi Iraku e mori jahtin pas një beteje gjyqësore dhe pas 3 dekadash jashtë vendit, ka qenë e kryesisht e ankoruar në Basra.

Jahti është i pajisur me një suitë presidenciale, një dhomë të veçantë për Sadamin, dhomë ngrënie, dhomë gjumi si edhe 17 dhoma të vogla, 18 kabina për ekuipazhin dhe një klinikë. Ajo u nxjerr në shitje për 30 mln dollarë. Qeveria nuk arriti të gjejë një blerës, dhe për dy vitet e fundit ” Basrah Breeze” i ka shërbyer Universitetin e Basrës. Hulumtuesit e përdornin për të për të studiuar jetën detare./Ora News.tv/

Artikulli paraprakKOREJA VERIORE E QUAN ZËVENDËSPRESIDENTIN AMERIKAN “BUDALLA”
Artikulli tjetërVULLKANI KILAUEA NË HAWAII, DALIN FLAKË ME NGJYRË TË KALTËR