Përleshjet kanë shpërthyer përgjatë kufirit me Gazën dhe Izraelin përpara hapjes së ambasadës së SHBA në Jeruzalem ditën e sotme.

Të paktën 2 palestinezë kanë mbetur të vdekur dhe 90 të tjerë janë plagosur nga sulmet e Izraelit gjatë përleshjeve të mëngjesit të së hënës.

Një 21-vjeçar u vra në në lindje të Khan Yunis dhe më pas u vra një 29 vjeçar u vra më vonë në lindje të Jabalya.

Midis të plagosurve është një gazetar, raporton Russia Today. Mijëra njerëz janë mbledhur në pesë pika përgjatë kufirit me Gazën.

Këto protesta vijnë pasi një delegacion i Shtëpisë së Bardhë dhe zyrtarët izraelitë u mblodhën sot për të inauguruar hapjen e ambasadës së SHBA në Jeruzalem.

Presidenti i SHBA Donald Trump njohu Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit në dhjetor, një vendim që nxiti zhurmën globale, zemërimin palestinez dhe lavdërimin e jashtëzakonshëm nga izraelitët.

Rusia tha sot se kishte frikë se hapja e ambasadës do të rriste tensionin në Lindjen e Mesme ndërkohë që presidenti i Turqisë, Tayyip Erdogan, paralajmëroi SHBA-në se kishte humbur rolin e saj si ndërmjetës në rajon dhe tani ishte “pjesë e problemit më tepër se zgjidhja”.

E martë shënon përkujtimin e Nakba Day, që palestinezët i referohen largimit me dhunë nga shtëpitë e tyre gjatë themelimit të shtetit të Izraelit dhe që festohet mes izraelitëve si Dita e Pavarësisë.

Demostrime të mëdha priten të shënojnë ngjarjen e 15 majit, e cila mbyll demonstratat gjashtë javore të “Marshit të Madh të Kthimit”.