Siria është në një luftë vdekjeprurëse prej gjashtë vitesh. Qeveria e presidentit Bashar al-Assad po lufton dy grupet rebele dhe xhihadistët e Shtetit Islamik.

Qyteti verior i Raqqës ka qenë një fushë beteje kryesore për shumë fraksione në konflikt.

BBC ka sjellë historinë e një protestuesi paqësor, i cili ngeci në vendin e gjakderdhjes dhe u bë një vrasës.

Khaled nuk është se u zgjua një mëngjes në Raqqa me erën e vdekjes dhe pluhurit dhe vendosi të bëhej vrasës, jo atij iu dërgua një ftesë e veçantë.

Gjashtë burra u urdhëruan që të shkonin në një aeroport në Aleppo, në Siri, ku një trajner francez do t’u mësonte atyre të vrisnin me pistoleta dhe snajper. Ata mësuan të vrisnin në mënyrë metodike duke marrë të burgosurit si shenjestra të tyre.

“Objektivat tona për të bërë praktikën e qitjes me armë arrestoheshin nga ushtarët e regjimit,”-tha ai. “Ata i vendosin në një vend të largët dhe duhet të përdornim snajperin për ti goditur. Ose ata sillnin një grup të burgosurish dhe kërkonin që të targetonim vetëm një prej tyre, pa vrarë të tjerët. Shumica e vrasjeve janë bërë nga motoçikleta. Një person tjetër drejtonte motoçikletën ndërsa ne uleshim pas tij e qëllonim.”

Khaled, ky nuk është emri i tij i vërtetë, mësoi si ti ndiqte njerëzit, të targetonte objektivat dhe të shpërqëndronte makinat kështu një varsës tjetër mund ti qëllonte.

Ishte një edukim i përgjakshëm dhe çnjerëzor. Por në mesin e vitit 2013, pak kohë pasi ushtria siriane u tërhoq nga Raqqa, ajo i përshtatej drejtuesve të Ahrar al-Sham, një grup islamik që lufton për të qeverisur qytetin verior dhe për të eliminuar rivalët e saj.

Khaled ishte një nga komandantët e grupit, përgjegjës për zyrën e sigurisë së Raqqës. Megjithatë, ai i tha BBC-së, kur revolucioni sirian tërhoqi frymën e parë në vitin 2011, ai ishte një njeri pro paqes, ‘pak fetar por jo shumë i rreptë’.

“Ishte një ndjenjë e mahnitshme e lirisë e përzier me frikën e regjimit,”-thotë ai, duke kujtuar ditën e parë që iu bashkua protestave antiqeveritare.

“Ne menduam se po bëjmë diçka për të ndihmuar vendin tonë, për të sjellë liri dhe për të qenë në gjendje të zgjedhim një president, përveç Assadit. Ne ishim një grup i vogël, jo më shumë se 25-30 njerëz”.

Khaled thotë se askush nuk mendonte për marrjen e armëve në fillimin e protestave: “Ne nuk kishim kurajë për këtë, por forcat e sigurisë arrestuan dhe rrahën njerëzit.”

Një ditë, ai u arrestua.

“Më çuan nga shtëpia ime në Departamentin e Sigurisë Penale, pastaj në departamente të tjera. Siguria Politike, Siguria e Shtetit … dhe pastaj në Burgun Qendror ku qëndrova për një muaj para se të më lironin. Deri në kohën kur hyra në Burgun Qendror unë nuk mund të ecja, dhe nuk mund të fleja për shkak të dhimbjes së shpinës.”

Khaled thotë se abuzuesi më barbar ishte një roje në Departamentin e Sigurisë Penale, i cili e detyroi të gjunjëzohej para një fotografie të Presidentit Assad, duke thënë: “Zoti do të vdesë dhe ai nuk do të vdesë. Ai më torturonte, më lidhte me zinxhirë, më zhvishte dhe rrihte me zinxhirë. E lash burgun atje i paralizuar dhe kur më çuan në burgun qendror me në një barelë. Vendosa që nëse do të shpëtoja, do ta vrisja kudo që do shkonte. Edhe suikur të shkonte në Damask do ta vrisja.”

Kur u lirua nga burgu, Khaled mori armët kundër qeverisë. Aoi mori 35 ushtarë sirianë 17th Reserve Division. Disa prej tyre i rrëmbeu, duke shitur pronat e tyre për të fituar para për armë.

Në disa raste ai i bashkoi forcat me femra tëheqëse për të tërhequr individët që dhunonin protestuesit, me oferta martese.

Ai u kursente jetën por i detyronte që të dezertonin kështu që nuk do të mund t’i shërbenin Presidentit Asad.

Për pengun e tij të parë ai mori 15 kallashnikovë ose para të gatshme me vlerën e tyre.

Por një person nuk mori asnjë mëshirë, ishte roja që torturoi Khaledin.

“I pyeta njerëzit për rojet që punonin në Departamentin e Sigurisë Penale deri sa e gjeta. E ndoqa atë në shtëpi dhe e rrëmbeva. Ai më tregoi diçka që ju kujtua më vonë. Kur isha në burg, ai më tha: ‘Nëse e lë këtë burg të gjallë dhe ti arrin të më kapësh mua, mos ki mëshirë për mua’ – dhe kjo është ajo që bëra. Unë e çova në një fermë afër Burgut Qendror, që ishte një zonë e çliruar, i preva dorën me një thikë kasapi, i nxorra gjuhën dhe ia preva me gërshërë dhe ende nuk isha i kënaqur. E kam vrarë vetëm kur ai mu lut që ta vrisja. Kisha ardhur për hakmarrje, kështu që nuk kisha frikë. Përkundër të gjitha metodave të torturës që kam përdorur me të, nuk ndjej keqardhje apo pikëllim. Përkundrazi, nëse ai kthehet përsëri në jetë tani unë do të bëja të njëjtën gjë.”

Khaled kishte humbur besimin e tij në revolucion. Fokusi i tij u bë beteja e përditshme për mbijetesë. he së shpejti ai do të gjente një rol edhe më të errët në konfliktin e egër të Sirisë, si një vrasës për grupin xhihadist të Shtetit Islamik (IS).

‘Unë tregova IS një fytyrë miqësore … pastaj i vrava’

Miqësia ose tradhëtia, grindjet rreth taktikave dhe lëkundjet në balancën e pushtetit, shkaktuan që shumë rebelë të Sirisë të kalonin në mes fraksioneve, ndonjëherë në mënyrë të përsëritur.

Në këtë kontekst, Khaled u largua nga islamistët e Ahrar al-Sham që e kishin stërvitur si një vrasës dhe u bashkua me Fronin al-Nusra, atëherë bashkëpunëtori zyrtar i al-Qaeda në Siri.

Deri në fillim të vitit 2014, ISIS, të cilën ai dhe luftëtarët e tjerë dikur e tallnin dhe nuk e llogaritnin, kishin marrë fraksione rebele nga Raqqa. Qyteti do të bëhet kryeqyteti de facto i “kalifatit” të IS.

Militantët terrorizuan popullsinë civile me prerje koke, kryqëzime dhe tortura.

“IS i mori pronat e tyre, i vrau dhe i burgosi,”-thotë Khaled. “Shkrepja e fotove, përdorimi i celualarëve, për këto dënohesh. Pirja e duhanit mund të rezultojë me burg. Ata bënin gjithçka vrasje, vjedhje, përdhunime. Ata akuzonin një grua të pafajshme për tradhti bashkëshortore, pastaj i gjuanin me gurë derisa të vdiste në sy të fëmijëve të saj. Unë s’kam vrarë as një mizë në sy të vëllezërve të mi.”

Xhihadistët blenë liderat e mëdhenj rebelë me para dhe pozita të larta, Khaled iu ofrua punë si “shef i sigurisë”, me një zyrë dhe autoritet mbi luftëtarët e IS.

Ai e kuptoi se refuzimi do të nënshkruante urdhërin e tij të vdekjes. Kështu që ai arriti një kompromis të tmerrshëm personal.

“Unë rashë dakord,”-tha ai. “Por me pëlqimin e Ebu al-Abbas, një udhëheqës i lartë al-Nusra, u bëra agjent i dyfishtë. Unë i tregova atyre një fytyrë miqësore, por fshehurazi rrëmbeja dhe merrja në pyetje anëtarët e tyre, pastaj i vrisja.”

Njeriu i parë që ai rrëmbeu ishte Syrian, kreu i një kampi trajnimi IS.

“Unë i tregoja ISIS çfarëdo informacioni që Abu al-Abbas dëshironte që unë ti tregoja. Disa informacione ishin të vërteta, për ta bërë ISIS që të besonte tek unë. Por në të njëjtën kohë unë nxorra disa sekrete prej tyre.”

Fronti Al-Nusra kishte një motiv të dukshëm për spiunimin e IS. Ajo kishte refuzuar bashkimin me ISIS, kërkuar nga lidderi i saj, Abu Bakr al-Bagdadi në vitin 2013 dhe u bashkua me grupet e tjera rebele.

Vendimi i Khaled dukej si një dëshirë vdekjeje, por ishin të tjerë që vdiqën. Ai thotë se ka vrarë rreth 16 njerëz për IS, duke i qëlluar ata në shtëpitë e tyre me silensiator.

Ai thotë se ata kishin shitur fenë e tyre për para, duke tradhtuar Ahrar al-Sham dhe Ushtrinë e Lirë Siriane, aleanca e mbështetur nga Perëndimi dhe që rrëmbeu Raqqën nga kontrolli i qeverisë.

Një prej viktimave të tij ishte një dijetar islamik nga el-Báb-i.

“Unë i trokita në derë, e hapi, menjëherë hyra me një armë që ia vendosa në kokë. Gruaja e tij filloi të bërtiste, e dinte kisha ardhur për ta vrarë. Para se të thosha ndonjë gjë, ai më tha se nëse dëshiroja para mund ti merrja të gjitha. I thashë që nuk dua para dhe mbylla gruan e tij në dhomën tjetër. Pastaj më tha se mund të merrja paratë ose mund të flija me bashkëshorten e tij: ‘Mund të flesh me gruan timë para meje, por mos më vrisni.’ Ajo që ai tha më inkurajoi që ta vrisja.”

Pas vrasjes, Khaled ishte i sigurt se ata do të vinin së shpejti për të.

Në këtë mënyrë ai udhëtoi për të shpëtuar jetën e tij. Ai mori një makinë në qytetin lindor Deir al-Zour dhe shkoi në Turqi.

I pyetur nëse ka ndonjë keqardhje apo mendon se një ditë mund të ndiqet penalisht, Khaled thjesht thotë:

“Gjithçka që mendova ishte se si të arratisesha dhe të mbijetoja. Nuk është krim ajo që unë kam bërë. Kur shihni dikë duke ju drejtuar armën, duke rrahur babanë tuaj, duke ju vrarë vëllain ose të afërmit tuaj, nuk mund të qëndroni i qetë dhe asgjë nuk mund t’ju ndalojë.

Ajo çfarë unë bërë ishte vetëmbrojtje. Kam vrarë mbi njëqind njerëz në betejat kundër regjimit dhe IS dhe nuk më vjen keq … sepse Perëndia e di që kurrë nuk kam vrarë një civil apo një person të pafajshëm. Kur shoh veten në pasqyrë, e shoh si princ dhe fle mirë gjumë, sepse të gjithë ata që kam vrarë e meritonin të vdisnin. Kur u largova nga Siria u ktheva përsëri në civil. Tani, nëse dikush më thotë ndonjë gjë të vrazhdë, unë i përgjigjem: Si të dëshirosh.”

Khaled është intervistuar për një dokumentar – Siria: Lufta e Botës – që do të shfaqet në Britani të Madhe në BBC 2 në orën 21:00 më 3 dhe 4 maj. Ajo do të transmetohet globalisht në BBC World News më 26 maj dhe 2 qershor. /Ora News.tv/