Brenda një viti janë regjistruar 200 raste të reja të kanceit të lëkurës në vendin tonë. Përjashto rastet e trashëgimisë, rrezatimi diellor është faktori kryesor që shkakton kancer në lëkurë njofton dermatologia.

“Në atë periudhë kur rrezet ultraviolete dhe UVE indeksi janë të larta, duhet shmangur largimin nga dielli. Nga ora 11 deri në orën 16, 17. Të shmanget kontakti me diellin. Shpesh dëgjojmë pacientët kur na thonë se nuk dalim në diell, qëndrojnë nën ombrellë, porse edhe këtu më bësoni rreziku është i madh për paraqitje të faktorëve të padëshiruar”, tha Gorica Damçevska, dermatovenerologe.

Kjo sëmundje e lëkurës lidhet me nishanet në trup apo njolla të tjera të shkaktuara nga dielli dhe nëse neglizhohet ka pasoja fatale. Dermatologët rekomandojnë që individët të kontrollojnë herë pas here nishanet përsa i përket ngjyrës ashtu dhe dimensioneve të tyre.

“Nëse në ndonjë nishan të tyre paraqitet ndryshim në formë, në pigmentin e ngjyrës ose gjakderdhje, ose nëse zmadhohet madhësia, të drejtohen pacientët në mjekun amë ose direkt në dermatolog”, tha Damçevska.

Nëse nuk trajtohet me kohë kanceri i lëkurës apo melanoma mund të përfundojë edhe me vdekje. Mirëpo dermatologët njoftojnë që në vendin tonë është ngritur niveli i vëtëdijes dhe se qytetarët kujdesen për shëndetin e lëkurës së tyre. Kanceri i lëkurës mund të paraqitet edhe tek fëmijët po në raste më të radha. Masa preventive për këtë sëmundje janë kremërat mbrojtës me 50 dhe 50+ SPF. E muaji maj është muaji për ngritjen e ndërgjegjës për mbrojtje nga ky kancer.

Përgatiti: Almedina Ismajli

Artikulli paraprakPROTESTA E POLICËVE PËR RRITJE PAGASH, “DO TË BLLOKOJMË RRUGËT DERI SA TË ARRIJMË MARRËVESHJE” (VIDEO)
Artikulli tjetërFËMIJËT 2 VJET PENG I APARATURAVE TË PRISHURA, KLINIKA E STOMATOLOGJISË MË NË FUND PËRMIRËSON SHËRBIMET (VIDEO)