Një zjarr ka shpërthyer në rafinerinë e naftës së një kompanie derivatesh në afërsi të Fushë Kosovës.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënësi për media i Policisë.

“Rreth orës 14:00 policia ka marrë informatën për një shpërthim të ndodhur në një nga rezervuaret e një deponie të derivateve në fshatin Miradi komuna e Fushë Kosovës”.

“Policia me të gjitha njësitet e nevojshme si dhe zjarrëfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes”.

“Deri më tani raportohet për 4 persona të lënduar”.

“Duke parë rrethanat në vendin e ngjarjes si dhe mundesinë e përhapjes së rrezikut nga zjarri policia ka nisur evakuimin e personelit nga vendngjarja dhe varësisht nga rrjedha mund të bëhet edhe evakuimi i njerëzve nga një perimetër i caktuar që të shmangen pasojat eventuale”.