Fundi i këtij viti mund të jetë koha kur do të zbardhen emrat e të akuzuarve të parë të prokurorit të specializuar. Avokatët e akredituar nga Gjykata Speciale për mbrojtjen e të akuzuarve të mundshëm të kësaj gjykate pohojnë se deri në vjeshtë mund të ngrihen aktakuzat e para nga Specialja, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Vjeshta e këtij viti mund të jetë e nxehtë për të akuzuarit e mundshëm të Gjykatës Speciale. Kjo pasi aktakuzat e para të Prokurorit Special pritet të bëhen deri në vjeshtë të këtij viti. Kështu të paktën besojnë avokatët e akredituar për përfaqësimin e të akuzuarve të mundshëm të Gjykatës Speciale, apo siç njihen ndryshe si Dhomat e Specializuara.