Kisha Ortodokse Serbe ka përsëritur qëndrimin në lidhje me statusin ligjor të Kosovës. “Ju bëjmë thirrje udhëheqësve tanë që të mos japin pëlqimin e tyre për Kosovën, sepse diçka që është marrë me forcë mund të kthehet, mirëpo diçka që i jepet dikujt është përherë e humbur. Serbët dhe Serbia nuk duhet të lejojnë një gjë të tillë” , kanë deklaruar kisha.

Ata gjithashtu kanë thënë se paqja është një kusht i domosdoshëm që serbët e Kosovës të jetojnë lirshëm dhe pa frikë, dhe se drejtësia për ta në të njëjtën kohë është zgjidhje për shqiptarët dhe të gjitha komunitetet tjera që jetojnë në Kosovë.

“Ruajtja e Kosovës si pjesë integrale e Serbisë sipas të gjitha standardeve ndërkombëtare dhe në pajtim me Kushtetutën e Serbisë dhe me Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara, nuk nënkupton konfrontim me botën, por afirmimin e qëndrimit që pa të drejtat dhe liritë themelore të një kombi, identitetin, spiritualitetin dhe kulturën e tij, nuk mund të gjendet zgjidhje e qëndrueshme dhe afatgjate” thuhet në deklaratë./Klan Kosova