Ne kemi vepruar drejtë që e hapëm çështjen për “Erga Omnes”, kishim mundësi të udhëheqim me bisedimet, ndërsa me këtë të jemi afër, për herë të parë aq afër deri tek marrëveshja. Por, edhe nëse nuk arrihet marrëveshja, nuk do të jemi ne fajtor dhe këtë e di gjithësia, thotë shefi i diplomacisë greke, Nikos Kocias në intervistën e tij të dhënë për “Istories” në televizionin grek “Sky”.

Kocias mendon se bisedimet shkojnë mirë, por duhet edhe të pyetet pala tjetër se “a e pranon“Erga Omnes, ndërsa kjo është një vendim i guximshëm” dhe sqaroi se është perceptim i gabuar, që “Erga Omnes”, të jetë vetëm për përdorim të jashtëm.

Siç informon korrespondentja AIM nga Athina, ministri për Punë të Jashtme të Greqisë, në intervistën e mbrëmshme për “Sky” ky qëndrim i tij edhe njëherë mbështet shembullin në dokumente, se nuk mundet që në dokumente të brendshme dhe dokumente të jashtme të përdoret emër i ndryshëm, sepse do të ketë moment ku një dokument i brendshëm, për shembull letër njoftimi, ose diploma, në atë rast do të figuronte emri kushtetues dhe jo emri i ri. Sipas Kotzias, kjo do të sjellë mos pajtueshmëri çdo ditë se cilin emër të përdoret.

Në kuadër të anëtarësimit të Maqedonisë në NATO, i pyetur se a është e mundur “integrim para kohe” përgjigjja ishte negative, duke sqaruar se kjo mund të sjell probleme dhe shtypje ndaj Greqisë.

Shefi i diplomacisë greke, edhe një herë e përsëriti se koha është shumë e shkurt për të arritur marrëveshja deri në qershor në samitin e NATO-s. Duke sqaruar se për mbajtjen e referendumit në Maqedoni, duhen së paku dy muaj, pastaj të ratifikohet në OKB, që të nënshkruhet marrëveshja ndërkombëtare. E gjithë kjo, sipas Kotzias, nuk mund të bëhet në periudhën çka ka ngelur, gjegjësisht për dy muaj.

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë përfundon duke thënë se tani është koha më e përshtatshme që të fillojnë bisedimet.

Artikulli paraprakJa çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoni
Artikulli tjetërSHTYHET SEANCA GJYQËSORE PËR “TITANIK”, KU TË AKUZUAR JANË GRUEVSKI DHE 20 BASHKËPUNTORËT E TIJ