Koreja e Veriut ka liruar tre të burgosur amerikanë, njoftoi Presidenti Donald Trump të mërkurën, duke përshëndetur rastin dhe duke e konsideruar një fitore diplomatike përpara një samiti të planifikuar me Kim Jong Un.

Pheniani u dha tre burrave “amnisti”, tha një zyrtar amerikan dhe tani po kthehen në Shtetet e Bashkuara me Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo.

Dy nga burrat, eksperti bujqësor Kim Hak-song dhe ish-profesori Tony Kim u arrestuan në 2017, ndërsa Kim Dong-chul, një biznesmen dhe pastor amerikan i lindur në Korenë e Jugut, u dënua me 10 vjet punë të rëndë në vitin 2016 pavarësisht se ishte 60 vjeç.

Shtëpia e Bardhë tha se të tre të liruarit ishin në gjendje të ecnin pa ndihmë në një aeroplan të Forcave Ajrore amerikane që po i transportonin ata bashkë me sekretarin e Shtetit jashtë Koresë së Veriut.

Një aeroplan i dytë, me pajisje mjekësore më të fuqishme, i priti ata në bazën ajrore Yokota, jashtë Tokios në Japoni.

Familja e Tony Kim shprehu mirënjohjen e tyre për “të gjithë ata që kanë punuar dhe kontribuar në kthimin e tij në shtëpi” – dhe në veçanti duke falënderuar Trump për “angazhimin drejtpërdrejtë me Korenë e Veriut”.

/Ora News.tv/