Në mbledhjen e qeverisë sot u tha se Kosova ka për synim që t’i përfitojë 90 milionë euro ndihmë nga Fondet për Ndihmën e Para-Anëtarësimit në kuadër të Bashkimit Evropian.

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka njoftuar se përmes kësaj marrëveshjeje do të përkrahen disa projekte.

Për më tepër, në këtë mbledhje u fol edhe për negocimin e Marrëveshjes Financiare Trepalëshe midis Kosovës, Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian për vitin 2017, si dhe për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II mes Kosovës dhe Maqedonisë.

Sipas Hoxhës, kjo marrëveshje do të sjellë rritjen e fondeve të IPA-së, ndërkaq për programin e bashkëpunimit ndërkombëtar tha se ka për synim rritjen e bashkëpunimit rajonal mes Kosovës dhe fqinjit të saj, Maqedonisë./kk/

Artikulli paraprakZaev: Unë nuk jam Gruevski, LSDM nuk është VMRO
Artikulli tjetërMinistrit kanadez i ndalohet hyrja në një aeroport të SHBA-së