Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimit të Ligjit – EULEX, do të përfundojë mandatin deri në fund të këtij viti. Kështu thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Zyra e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi pas takimit të zhvilluar me shefen e Misionit të EULEX-it, Alexandra Papadopoulou.

Tashmë është finalizuar edhe teksti i letërkëmbimit mes institucioneve kosovare dhe atyre të Bashkimit Evropian, theksohet në komunikatë. “Presidenti Thaçi dhe shefja e EULEX-it në Kosovë kanë konstatuar se është finalizuar teksti i letërkëmbimit ndërmjet Kosovës dhe institucioneve të Bashkimit Evropian, që parasheh përfundimin e misionit të EULEX-it në Kosovë në këtë vit”, thuhet në komunikatë.

Misioni i EULEX-it kishte ardhur në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. Ky mision ishte krijuar që t’i ndihmojë institucionet, organet gjyqësore dhe agjencitë për zbatimin e ligjit në Kosovë. EULEX ishte misioni më i madh civil i themeluar në kuadër të Politikave të Përbashkëta për Siguri dhe Mbrojtje të Bashkimit Evropian.

Artikulli paraprakDonald Lu largohet nga Shqipëria, dërgohet në Kirgistan
Artikulli tjetërMacron: Nëse Franca del në gjysmëfinale do të shkoj në stadium