Skizofreni historike e ka cilësuar ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, ekzistencën e ligjit të luftës me Shqipërinë.

Kryediplomati grek tha se “takimet lidhur me zonat ekonomike janë më të mira. Kemi avancuar me bisedimet e para dhe besoj që do të kemi lajme të mira. Jemi shumë optimist. Duam të kemi marrëveshje të drejtë, të bazuar në të drejtën ndërkombëtare”.

“Me këto marrëveshje do të kemi dhe një dekret presidencial për ligjin e luftës që është një skizofreni historike. Do të kemi edhe marrëveshjen të tjera, siç është ajo e piramidave.

Besoj se politikanët duhet të jenë për të zgjidhur problemet dhe të largojnë peshat e së kaluarës. Me Tsipras jemi ulur për t’i dhënë zgjidhje të gjitha temave të hapura këtu e më shumë se 70 vjet më parë. Ne jemi për zgjidhje dhe duam të ketë një zgjidhje. Ndaj dhe po punojmë”, tha Kotzias.

Ai ka vënë në dukje se opozita greke donte t’i vendoste kushte vendin tonë.

“Një ditë më parë, Demokracia e Re donte t’i vendoste kushte Shqipërisë në mbështetje të rrugës së integrimit, por ne nuk mund ta bënim një gjë të tillë”, tha Kotzias.

Lidhur me vizitën e Kryeministrit grek Alexis Tsipras në Shqipëri, Kotzias tha se ajo do të ishte realizuar nëse nuk do të kishin dalë çështjet procedurale.

Gjiothsesi ai shtoi se vizita do të mund të realizohet para vjeshtës./sn/

Artikulli paraprakE pazakontë për majin në Venezuelë, mali mbulohet me dëborë
Artikulli tjetërZaev: Unë nuk jam Gruevski