Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëshirojnë të forcojnë partneritetin me vendet e Ballkanit në luftën kundër ekstremizmit dhe krimit të organizuar, tha Prokurori i Përgjithshëm amerikan, Jeff Sessions.

Në një takim zyrtarë të zbatimit të ligjit nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia në Zagreb, ai tha se bashkëpunimi ka treguar tashmë rezultate të mira por që mund të bëhet edhe më shumë.

“Ne përballemi me një kërcënim serioz nga terrorizmi, trafiku i drogës dhe njerëzve, krimi i organizuar dhe korrupsioni. Kriminelët e zgjuar përdorin kufij për t’u fshehur pas tyre, nuk duhet ta lejojmë këtë”, ka thënë Jeff Sessions.

Artikulli paraprakRuajtja e paktit bërthamor, kushti i Iranit: Europa të blejë naftën tonë
Artikulli tjetërSulmi vetëvrasës në Bagdad, 12 viktima